
'Çmenden' britanikët, fillojnë bastet për emrin e mundshëm të fëmijës së princ Harry-t
Lajmi që Meghan Markle është shtatzënë bëri xhiron e rrjetit brenda pak minutave ! Fill pas postimit të fotografisë në Instagramin e Pallatit Mbretëror, ne mediat britanike e jo vetëm duket se Markle u shndërrua në kryefjalën e tabloideve e portaleve.
Siç pritej të ndodhte në kësi ngjarjesh të shumëpritura, edhe në rastet pararendëse të fëmijëve të Kate Middleton, kompanitë më të mëdha të basteve kanë nisur të luajnë me shifra marramendëse në lidhje me emrat e mundshëm që mund të zgjedhin për fëmijën e tyre të parë Dukesha dhe Duka e Sussex.
Dhe mundësitë janë këto:
Emra për vajza: Alis, Viktoria, Mari, Isabela, Eleonor, Augusta, Rashel, Diana
Emra për djem:Aleksandër, Artur, Filip, Albert, Nikola, Alfred, Xhejms, Tomas