Bota25 Gusht 2018, 10:08

‘Çmendet’ deputetja shqiptare, fyen rëndë qytetarët: Mjaft lehët!

Shkruar nga Pamfleti
‘Çmendet’ deputetja shqiptare, fyen rëndë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, ju është kthyer me një gjuhë të ashpër dhe fyese qytetarëve, të cilët kritikojnë të kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kadrijaj e cila është deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, thotë se është krenare me punën e këtij të fundit dhe nuk pranon kritika.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ajo thotë se po ‘lehin’ të gjithë ata që nuk po pajtohen me punën e të parit të ekzekutivit.

“Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe. E me këtë zero kontribut çfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj. Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!’, shkruan Kadrijaj në Facebook.

Rajoni Kosove time kadrijaj