Bota 2 Prill 2018, 13:46

‘Çmendet’ Erdogan, kërcënon hapur Ramush Haradinajn: Po të duam ta rrëzojmë qeverinë, ke për ta pësuar keq!

Shkruar nga Pamfleti

‘Çmendet’ Erdogan, kërcënon hapur Ramush Haradinajn: Po të duam ta rrëzojmë qeverinë, ke për ta pësuar keq!

Presidenti i Turqisë Erdogan ka vijuar kërcënimet ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Pa iu dridhur fare qerpiku, Erdogan shprehet se Haradinaj do ta pësojë keq dhe se po të dojë mund të rrëzojë qeverinë.

Ndërkohë Hashim Thaçi ka gënjyer publikisht qytetarët e Kosovës kur tha se “nuk kishte dijeni për rrëmbimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk me ndihmën e shtetit paralel të tijin dhe të Pacollit brenda strukturave qeverisëse”.

Erdogan e falënderoi publikisht Thaçin për bashkëpunimin duke paralajmëruar se të njëjtin bashkëpunim për rrëmbimin e mësuesve të tjerë do ta kenë me presidentin e Kosovës edhe në vijim.

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.

codramol
smile

Ballkani ‘Çmendet’ Erdogan ke për ta pësuar keq! kërcënon hapur Ramush Haradinajn: Po të duam ta rrëzojmë qeverinë