
Skuadra e Real Madrid-it ka lojtarët më të mirë në botë, pasi ekipi spanjoll ka 3 vite radhazi që fiton Champions Leaguen. Nga krahu tjetër, tekniku Pep Guardiola po bën mjaft mirë me skaudrën angleze të Manchester City-t. Skuadra e tij fitoi Premier Leaguen duke e dominuar nga fillimi deri në fund kampionatin, por tashmë ka nisur të hedhë piketat për ndërtimin e ekipit të ri.
Numri një i stolit të “qytetarëve” ka menduar të afrojë në skuadër mesfushorin e Real Madrid-it, Toni Kroos. Ky i fundit pëlqehet shumë nga tekniku Guardiola që kërkon ta rrëmbejë për sezonin e ri. Tekniku i kampionëve të Anglisë ka bërë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh. Nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga ana e ekipit madrilenë. Në fakt vështirë që skuadra madrilene të pranojë ofertën.
Ekipi “galaktikë” nuk vuan në aspektin financiar dhe trajneri i ri Julian Lopetegui nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e mesfushorit Kroos. Ky i fundit është një nga më të mirët në botë. Së fundmi, titullari i Real Madrid-it, po luan dhe në formacionin e ekipit të Gjermanisë.