Kronike17 Shtator 2022, 14:51

Çmendet i riu në Kavajë, rreh nënën, vëllain dhe policët që e shoqëruan

Shkruar nga Pamfleti

Një i ri në Kavajë është arrestuar në Kavajë për dhunë në familje.

Në gjendje të dehur, 32 vjeçari  Ixhej Çela është konfliktuar me familjen, duke ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe nënës.

Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin: I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

“Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


smile

Kronike Dhunë në familje Ixhej Çela Kavajë