Sport 1 Dhjetor 2018, 13:38

Çmendet presidenti, klubi historik i Italisë shitet për 10 euro

Shkruar nga Pamfleti
Çmendet presidenti, klubi historik i Italisë shitet për 10 euro

Maurizio Zamparini e ka shitur përfundimisht Palermon dhe ia ka dhuruar një kompanie në Londër për vetëm 10 euro, ka lajmëruar klubi i Serisë B italiane.

Prej të premtes në mbrëmje biznesmeni 77-vjeçar nuk do të jetë më pronari i klubit siçilian, ndërkohë që nuk dihen detaje mbi pronarët e rinj.

“Përveç Palermos, që e kam shitur për vetëm 10 euro, u kam shitur pronarëve të rinj të klubit edhe shoqërinë Mepal, me pronarët e rinj që do të shlyejnë 22.800.000 euro, shifër që do të kalojë në arkat e klubit.

“Pronarët e rinj do të ndërmarrin aktivitetet e duhura për të ndërtuar stadium dhe një qendër sportive, projekte të aprovuara nga bashkia”.

Sport Maurizio Zamparini Palermo