Bota19 Tetor 2018, 06:51

Çmendet pronari i restorantit, i thyen hundën dhe tre brinjë klientit, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë

Shkruar nga Pamfleti
Çmendet pronari i restorantit, i thyen hundën dhe tre brinjë

Çmendet pronari i restorantit, i thyen hundën dhe tre brinjë klientit, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë

Shkon të hajë një drekë të mirë, por del i rrahur keq, me hundë të gjakosur dhe tre brinjë të thyera. Ngjarja ka ndodhur në një restorant toskan, ku pronari ka rrahur një klient, pasi porositi në restorantin e tij vetëm një antipastë dhe më pas u largua.

Çështja ka përfudnuar në gjykata, ku klienti një 61-vjeçar nga Arezzo, ka thënë se është dhunuar nga pronari dhe ka përfunduar në spital. Ai tregon se kishte telefonuar për të rezervuar një drekë, por kur ka shkuar aty, në menu nuk kishte asgjë nga ato që ai ishte i interesuar.

Kështu, së bashku me shokët mori vetëm një atipaste dhe më pas u larguan. Pronarit i ka ikur truri dhe i është lëshuar me dhunë, duke e lënë përtokë me hundë të thyer e po ashtu edhe me tre brinjë të thyera.

Bota