Aktualitet 7 Maj 2019, 09:59

“Çmendet” Sali Berisha, paralajmëron luftë brenda majit: Do ketë përplasje shumë të fuqishme!

Shkruar nga Pamfleti
“Çmendet” Sali Berisha, paralajmëron luftë brenda

"Çmendet" Sali Berisha, paralajmëron luftë brenda majit: Do ketë përplasje shumë të fuqishme!

Nga armatosja e popullit, te grushti i shtetit e përplasjet e fuqishme, deklaratat e frikshme të Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si politikani më famëkeq i periudhës post-komuniste në Shqipëri, ka tronditur sërish shqiptarët me një tjetër deklaratë shokuese. Krimineli më i madh i politikës së demokracisë duket se nuk do të heqë dorë nga skenarët e dhunës as tani, që është në moshë të thyer.

Duket harruar vitet e tmerrshme për shqiptarët, 1997-1998, kur i vuri flakën vendit dhe detyroi popullin të shkonte në grusht shteti, Sali Berisha po synon të destabilizojë vendin sërish, në një periudhë mjaft delikate për vendin, pasi jemi në prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Pas skenarëve dhe deklaratave të njëpasnjëshme për grusht shteti, Berisha ka paralajmëruar përlasje të fuqishme dhe luftë të vërtetë gjatë muajit maj.

“Kjo është një betejë që do të shkojë në finale dhe kjo betejë do të shkojë në një përplasje shumë të fuqishme, sepse në këtë betejë janë konsumuar mjetet e tjera”, ka thënë Sali Berisha.

Me po të njëjtën gjuhë të ashpër dhe kërcënuese, ish-kryeministri është shprehur prerë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Sipas tij, vendi do të shkojë në mënyrë absolute në mosbindje civile, deri në përmbysjen e regjimit.

“Në asnjë mënyrë që zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë. Nëse s’ka marrëveshje, ka përplasje, o marrëveshje, o përplasje. Absolutisht mosbindje civile, ose do të përmbyset ky regjim ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj. Kam parasysh përballjen e popullit me narkoshtetin. Nuk ka njeri që të pranojë shuarjen dhe të mos luftojë me të gjitha mjetet për ekzistencën e tij.

Opozita do të mbijetojë. Kjo është një situatë e vështirë. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Edi Rama nuk duhet ta shndërrojë në një ditë ferri atë ditë. Ajo do të jetë dita e ferrit e Edi Ramës. Edi Rama nuk duhet të provokojë kaq ekstremisht qytetarët shqiptarë sepse do të takohet me ferrin”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, kujtojmë që këto nuk janë të vetmet dekarata të frikshme të Sali Berishës. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka bërë disa herë thirrje për armatosjen e popullit dhe nisjen e luftës.

Të gjitha këto deklarata dëshpëruese duket se fshehin në thelb frikën e madhe të Sali Berishës në përballjen e tij me SPAK, që do të ngrihet brenda muajit qershor të këtij viti, për të nisur goditjen e politikanëve kriminelë dhe të korruptuar, mes të cilëve është padyshim edhe ish-kryeministri.

Kryesore “Furtunë” reagimesh e përplasjesh në PD. Cili është plani i Bashës? Grusht Shteti perplasje te fuqishme Sali Berisha