Sport 1 Maj 2022, 19:25

Çmenduri në Brazil, e ndëshkoi me karton të kuq, lojtari përpiqet të sulmojë arbitren (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri në Brazil, e ndëshkoi me karton të kuq, lojtari

Çmenduri në Brazil, e ndëshkoi me karton të kuq, lojtari përpiqet të sulmojë arbitren (Video)

Një episod i pabesueshëm dhune ka ndodhur në ndeshjen mes Nautiko dhe Retro në kampionatin Pernambukano në Brazil. 

Futbollisti i Nautiko, Xhin Karlos tentoi të godiste gjyqtaren e takimit Debora Çeçilia pasi ajo e ndëshkoi me karton të kuq pas një rishikimi në VAR. 

Karlos kishte goditur një futbollist të skuadrës së Retro disa minuta më parë, me episodin që u rikthye në vëmendjen e gjyqtares nga ana e VAR-it. 

Karlos menjëherë pas ndëshkimit e humbi toruan, duke tentuar të godasë gjyqtaren e takimit, por futbollisti u ndalua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës. 

Pas këtij episodi pritet një ndëshkim i rëndë nga ana e autoriteteve të futbollit brazilian. 

LAMENTÁVEL!

Após a árbitra Deborah Cecilia revisar no VAR o lance em que o meia atingiu o rosto de Yuri Bigode, do Retrô, e optar pelo cartão vermelho, Jean Carlos agiu dessa maneira… pic.twitter.com/L5MDU5eVf5

— ge (@geglobo) April 30, 2022

Sport arbitrja e ndeshjes futbollisti i Nautiko Xhin Karlos