Bota30 Qershor 2022, 10:09

Çmenduri në Mykonos, turistëve u kërkohet 500 euro për një tavolinë me pamje nga perëndimi i diellit

Shkruar nga Pamfleti

Pas heqjes së masave anti-Covid pas rreth dy vitesh duket se bizneset në Greqi janë “të etur” për të fituar ato para që nuk arritën të siguronin dy sezonet e kaluara. Në ishullin Mykonos çmimet janë shumë të larta duke kaluar limitet e pranueshme.

Sipas mediave greke, në lokalet e ishullit për të parë perëndimin e diellit kushton 500 euro. Ky fakt është evidentuar nga një banor i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, teksa e ka bërë më dije këtë “çmenduri” përmes një postimi në faqen e tij të Facebook-ut.

“Dy miqtë e mi nga San Francisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as shumë të pasur. Dje donin të shkonin diku për një pije për të parë perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, për të parë perëndimin e diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro konsumi minimal për tavolinë. U ngritën dhe u larguan. Sot pyeta dikë që e njeh dhe më tha që jo të gjitha dyqanet atje kanë një konsum minimal të pijeve… Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull,” ka shkruar Koutsoukos.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #Mykonos #Çmenduri me çmimet