Aktualitet14 Maj 2022, 12:30

Çmenduri në “tregun e zi” për biletat e finalen së Conference League, tifozët i blenë 25 euro, tani i shesin 30 herë në shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri në “tregun e zi” për biletat e finalen

Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 finalen e Conference League dhe çmenduritë që po ndodhin në Tiranë ditët e fundit nuk kanë fund.

Pas abuzimeve me hotelet, tani po lulëzon tregu i zi online për biletat. Biletat ishin të ndara në katër kategori, me çmime që varionin nga 25 deri 125 euro në varësi të pozicionit në stadium.

Ndërsa “online” në Ticombo po shiten për çmime deri 3000-4000 euro.

Përkatësisht, një biletë e kategorisë së katërt që UEFA e ka shitur për vetëm 25 euro, tifozët po e shesin 30 herë më shtrenjt duke kapur shifrën e 750 euro. Abuzimi është akoma më i madh për kategorinë e parë në këtë sektor, bileta në tregun e zi ka arritur shifrën e 4 500 euro, pra 36 me e lartë se çmimi zyrtar i UEFA-s.

Qeveria e futbollit europian do të personalizojë biletat vetëm pak ditë para ndeshjes finale. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e biletave mund  ta personalizojë  ose ta transfertojë atë. Biletat do të dorëzohen nga UEFA përmes aplikacionit zyrtar të “UEFA Mobile tickets”.

Mbajtësit e biletave do të duhet të shkarkojnë aplikacionin për të marrë kodin Kju QR të cilin do ta skanojnë në hyrje të stadiumit.

Ky kompeticion u zhvillua për herë të parë këtë sezon dhe stadiumi “Air Albania” do e presë ndeshjen e fundit.

Dhjetëra mijëra tifozë priten ditën e ndeshjes në Tiranë, me tifozë italianë dhe hollandezë që do vijnë për të fituar trofeun e tretë më të rëndësishëm europian.

Stadiumi ka një kapacitet rreth 22 mijë vende dhe tashmë është shitur i gjithi.

Aktualitet #Conference League #Tiranë