Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanelën e Sauthemptonit.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier Ligës, ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milion eurosh për Brojën.
Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, që vjen nga sheikët e Njukasëllit, ku kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milion euro.
Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.
Aktualisht, Armando Broja në këtë sezon me fanelën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.