Sport 8 Gusht 2018, 11:20

“Çmenduria” e Chelsea, transferon portierin 23-vjeçar për 81 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
“Çmenduria” e Chelsea, transferon portierin 23-vjeçar

Chelsea e ka identifikuar Kepa si objektivin e tyre primar për të zëvendësuar Thibaut Courtois, që po kërkohet me ngulm nga Real Madrid. Bosi i bluve të Londrës, Roman Abramoviç ka rënë dakord të paguajë klauzolën e blerjes së 23-vjeçarit. (81 milionë euro)

Kur një klauzolë lirimi është plotësuar, lojtari në qendër të marrëveshjes duhet të depozitojë zyrtarisht paratë në klubin shitës. Sipas spanjolles “AS”, Athletic Bilbao mori tarifën prej 80 milion euro nga dy avokatët e lojtarëve në orën 9:22 këtë mëngjes.

Kepa do të bëhet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Ai merr titullin porterit Alisson, i cili i kushtoi Liverpool 75 milionë euro (67.3 milionë funte) muajin e kaluar.

Sipas “AS”, Kepa do të udhëtojë në Angli këtë pasdite për të përfunduar kalimin te Chelsea. Ai pritet të vendosë laps në letër për një kontratë 5-vjeçare.

Afrimi i Kepa Arrizabalaga me shumë gjasa lë të kuptohet se Courtois është larguar përfundimisht nga blutë e Londrës.

Sport Chelsea Kepa Premier League