Një ngjarje e çmendur ka ndodhur në Francë, ku një futbollist i PSG-së ka rënë pre e një grabitje në semafor.
Incidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:00, teksa lojtari kaloi “Bois de Boulogne”, në perëndim të kryeqytetit francez. I detyruar të ndalonte për të kuqen në semafor, një prostitutë do të shfrytëzonte rastin për të hipur në makinë dhe për t’i vjedhur portofolin dhe telefonin.
Vjedhësja, më pas do t’i kërkonte futbollistit që ta zbriste në një vend të caktuar, në këmbim të kthimit të celularit. Viktima, nuk mund të mos i bindej urdhrave, edhe për shkak, se gruaja dukej se mbante diçka në dorë, ndoshta një armë.
E gjitha kjo i ka kushtuar futbollistit 200 euro për të rimarrë sendet mbrapsht. Futbollisti ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje jo të zakonshme ndërsa lajmi ka bërë bujë në media.