alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet inflacioniste arrijnë nivelin më të lartë historik

13/05/2022, 7:21
ne Ekonomi
A A
Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet inflacioniste arrijnë nivelin më të lartë historik

Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet inflacioniste arrijnë nivelin më të lartë historik

Rritja e fortë e çmimeve gjatë muajve të fundit po rrit paralelisht edhe pritjet inflacioniste për të ardhmen, sidomos mes konsumatorëve.


-Lexo edhe:

Çmimet e larta tkurrin volumin tregtar/ Transporti i mallrave bie, rritet ai i pasagjerëve në 5-mujor

Amnistia fiskale/ Eksperti i ekonomisë: Rama do t’a çojë vendin në vitin ’90

Sipas Bankës së Shqipërisë, pritjet e konsumatorëve kanë regjistruar nivelin më të lartë historik, prej 7.3%. Pritjet e bizneseve dhe të agjentëve financiarë janë rritur mbi objektiv, por qëndrojnë nën normën zyrtare të inflacionit në tremujorin e parë.

Bizneset presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.3%, rreth 0.9 pikë përqindje më shumë se pritjet që kishin në tremujorin paraardhës. Agjentët financiarë kanë rishikuar gjithashtu për lart inflacionin e pritur në të ardhmen.

Ata presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.5%, ose 0.8 pikë përqindje më shumë se pritjet e një tremujori më parë.

Inflacioni i pritur pas dy dhe tre vitesh është përkatësisht 3.3% dhe 3.4%. Gjatë muajve të fundit, të gjitha matjet e pritjeve për inflacionin nga vrojtimet janë rritur, duke ndjekur ecurinë e inflacionit faktik, që në muajin prill arriti nivelin 6.2%, më i larti në 20 vjet.

Tendenca rritëse e pritjeve të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen është në linjë me ato të konsumatorëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajoni. Trajektorja e pritjeve inflacioniste ka ardhur në rritje të fortë pas muajve të parë të pandemisë.

E njëjta prirje vërehet edhe në vendet e rajonit, ku pritjet e konsumatorëve për inflacionin në të ardhmen janë rritur kryesisht në Serbi, në Mal të Zi dhe në një shkallë më të vogël në Maqedoninë e Veriut. Vlerësime të mëparshme mbi pritjet e konsumatorëve në Shqipëri për inflacionin në afat të shkurtër kanë evidentuar natyrën e tyre adaptive kundrejt vlerave të inflacionit të publikuar më parë.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve, duke demonstruar një korrelacionin më të lartë pozitiv me këto të fundit.

Ndikimi i pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë kanë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve bazë dhe pasiguritë në tregjet përkatëse, duke u përçuar në rritjen e shpejtë të pritjeve për inflacionin nga ana e konsumatorëve.

Të dhënat e vrojtimeve hedhin dritë mbi sjelljen e pritjeve inflacioniste të konsumatorëve, të ndara sipas nivelit mesatar të të ardhurave, nivelit të punësimit, gjinisë dhe shkallës së arsimimit.

Rezultatet tregojnë se pritjet janë në përgjithësi më të larta për individët me të ardhurat më të ulëta, shpenzimet e të cilëve janë të orientuara më shumë drejt mallrave ushqimore. Sipas punësimit, pritjet inflacioniste kanë qëndruar më lart për të papunët, gjatë gjithë historisë së matjes së tyre, ndonëse ky ndryshim është zbehur lehtësisht në vitet e fundit.

Ndërkohë, ndryshimi në tendencën e pritjeve për inflacionin ndërmjet gjinive është shfaqur vetëm gjatë pandemisë, ku femrat në përgjithësi presin çmime më të larta se meshkujt. Periudha e pandemisë ka evidentuar ndryshime në çmimet e pritura edhe ndërmjet të anketuarve me nivel arsimimi të ndryshëm, ku pritjet janë më të larta për individët në kategoritë më të ulëta të arsimimit./Monitor

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ekonomi

Çmimet e larta tkurrin volumin tregtar/ Transporti i mallrave bie, rritet ai i pasagjerëve në 5-mujor

28/06/2022, 15:01
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Eksperti i ekonomisë: Rama do t’a çojë vendin në vitin ’90

28/06/2022, 7:44
Ekonomi

Ndryshon ligji, personat e vetëpunësuar që mbushin moshën e pensionit nuk do të paguajnë më kontribute shoqërore

27/06/2022, 16:50
Ekonomi

Kontratat e reja PPP të rrugëve në BE shumë më lirë se në Shqipëri, shembujt e Letonisë dhe Çekisë

27/06/2022, 15:15
Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit

27/06/2022, 12:14
Sezoni turistik ‘godet’ euron, monedha evropiane shënon rënie historike
Ekonomi

Sezoni turistik ‘godet’ euron, monedha evropiane shënon rënie historike

26/06/2022, 8:21
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Vila 760 mijë euro futi në sherr PD-në, Tritan Shehu: S’mund të mohoj që nuk ekziston

Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje

Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In