Ekonomi15 Korrik 2022, 13:26

Çmimet, i Gjati, INSTAT-i dhe deputet Vullneti

Shkruar nga Pamfleti
Çmimet, i Gjati, INSTAT-i dhe deputet Vullneti

Çmimet, i Gjati, INSTAT-i dhe deputet Vullneti

Mallkimi që vjen prej një klase politike të korruptuar

Shqiptarët vazhdojnë t’i blejnë ushqimet e “shportës jetike” me çmime tepër të larta, të cilat, duke nisur prej muajit mars, u rritën 30- 60% me justifikimin e luftës në Ukrainë, ndërsa gjatë muajit korrik, po rriten çdo javë nga 2-5%, duke shkuar drejt dyfishimit.

INSTAT deklaron, se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur mesatarisht me 5-10%, mirëpo sipas tregut faktik, aty ku përballen qytetarët, çmimi i bukës nga 800 lekë ka shkuar 120 lekë, shifër kjo që nuk është një rritje 5-10%, por 50%.

Po kështu mielli, vaji, sheqeri, mishi, sallamrat, makaronat, bulmetrat, perime-zarzavatet, frutat e deri te kripa, janë rritur nga 40-60%, që do të thotë, se kaq përqind është ulur dhe fuqia blerëse e pensioneve dhe pagave.

Ndërsa INSTAT, mashtron me shifra inflacioni e grafikë për rritje ekonomike false, sipas propagandës së qeverisë, sikur gjoja nuk ka krizë çmimesh dhe zhvlerësim pagash e pensionesh.

I gjati i qeverisë, deklaron, se shteti nuk ka të drejtë t’i diktojë çmimet në treg, por në fakt e ka detyrim edhe kushtetues, që për të mos e zhytur popullin në mjerim, të vendosë tavan çmimesh për 25 produktet jetike, ose të indeksojë pagat, pensionet, asistencën e ndihmën ekonomike, sa përqindja e rritjes së çmimeve.

Sepse rritja me 40- 60% nuk mund të përballohet me pensione 100-150 Euro, me pagë minimale 250 Euro e me ndihmë ekonomike 25- 40 Euro, madje nuk ndikoi fare as ndihma 100 lekë në ditë, që qeveria i dha për 3 muaj, vetëm 1 pensionisti në çdo familje.

Pas kryeministrit Rama, propagandën e vazhdojnë ministrat, të cilët pagën e kanë sa 4 paga polici; 1 larje makine e kanë sa ndihma ekonomike, dietën për 1 ditë shërbim e kanë sa 1 pension pleqërie, ndërsa karburantin, telefonin, udhëtimet dhe banketet ua paguan shteti.

Çmimet nuk kanë zhvlerësuar lekun, siç thotë opozita, por kanë zhvlerësuar pagat e pensionet popullore, me të cilat, aktualisht mund të përballohet jetesa minimale vetëm 10-12 ditë.

Deputetët e opozitës në parlament, denoncojnë krizën dhe rritjen e çmimeve të shportës, por nuk thonë që një nga bosët e supermarketeve, që i ka rritur çmimet nga 50% deri në 100%, është deputeti Vullnet Sina i rrjetit “Big Market”.

Askush nga deputetët e opozitës, nuk i kërkon kryeminstrit dhe ministres së Financave, të ndalojnë zhvatjen e popullatës nga ky deputet xhambaz, i cili përveçse i vjedh me çmime të larta, i vret qytetarët edhe me mallra skarco e të skaduara.

Deputetët e opozitës shkojnë në parlament me domate, pras, qese mielli e tabela çmimesh, por nuk thonë, që çmimet e shportës i ka rritur 80- 100% dhe rrjeti “Hipo-Market”, me pronare Pamela Qirkon, shefe e Komisionit të “Veting” dhe motra e ministres Balluku.

Edhe deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Flamur Noka e Edi Paloka, nuk thonë, që bashkëshortët kontrabandistë të dy deputeteve të Foltores, Ina Zhupa e Albana Vokshi, kanë rritur çmimet e karburanteve edhe më lart se vendimet e Bordit.

Ndërsa ministrat dhe deputetët e mazhorancës, bëjnë show me borde e me gjoja kontrolle nëpër tregje e dyqane…, por bëjnë sikur nuk shohin që çmimet rriten çdo ditë./Pamfleti

Ekonomi #deputet Vullneti #i Gjati #INSTAT-i çmimet