Politike 5 Korrik 2022, 21:01

Çmimet në nivele alarmante, Balluku: Bordi e ka bërë shumë mirë detyrën

Shkruar nga Pamfleti
Çmimet në nivele alarmante, Balluku: Bordi e ka bërë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se nëse qytetarët nuk do ta dëshironin Bordin e Transparencës, do të ishte gjëja më e thjeshtë që ky bord të shpërndahej.

Deklaratën, Balluku e dha në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se qeveria u detyrua për të mbajtur bordin, për të ruajtur çmimet.

“Ne jemi detyruar që të kemi këtë bord, vetëm për të ruajtur tavanin e çmimit dhe për të mos lejuar që ky çmim të shkojë më lart. Nëse qytetarët nuk do ta dëshironin këtë bord, padyshim do ishte veprimi më i thjeshtë, të mblidheshim në mbledhjen e fundit dhe ta shpërndanim këtë bord pasi e ka kryer detyrën dhe ka mbajtur këtë çmim aq sa ka mundur”, tha ajo.

Politike #bordi Balluku çmime