Aktualitet 9 Mars 2022, 15:11

Çmimi i naftës/ Kompanitë e urbanëve reduktojnë mjetet, kaos në stacionet e autobusëve (FOTO)

Shkruar nga Pamfleti

Rritja çdo ditë e çmimit të naftës ka futur në kos edhe sistemin e transportit publik. Përveç paralajmërimit të rritjes së çmimit të biletës nga urbanët në Tiranë, kompanitë që menaxhojnë linjat ditët e fundit kanë reduktuar numrin e mjeteve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Për këtë arsye dy ditët e fundit ka qenë në kaos transporti publik. Nëpër stacionët e autobusëve numri i njerëzve të mbledhur ka qenë jashtëzakonisht i madh. Numri i ulët i autobusëve ka bërë që të krijohet radhë e madhe njerëzish, ndërkohë që kjo ka bërë që dhe urbanët të shkojnë me shumë vonesë në stacione.

Nga ana tjetër çmimi i karburantit shtrenjtohet nga dita në ditë. Teksa dje shkoi në 260 lekë për litër nafta, sot në disa pika karburanti ka shkuar në 290 lekë për litër.

Aktualitet #Nafta #Cmimi #Urbane #Radhe