Kosova14 Shtator 2022, 10:13

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Çmimet maksimale të lejuara për derivatet në Kosovë kanë ndryshuar edhe për ditën e mërkurë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se çmimet e derivateve kanë pësuar ndryshime në krahasim me ato të para një dite.

Sipas njoftimit të MINT-it, dallimi vërehet te çmimi i naftës, i cili të mërkurën është 1.68 euro, derisa të martën ka qenë 1,69 euro.

Ndërkaq, çmimet e benzinës dhe gazit nuk kanë ndryshuar në krahasim me një ditë më parë. Të mërkurën çmimi i benzinës është 1.35 euro dhe i gazit 0.76 euro.

Çmimet janë të vlefshme për 24 orë.

Prishtine Çmimi i derivateve Kosove MINT nafta

Kosova