Showbiz22 Tetor 2022, 16:45

Ç’ndodhi në hotelin në Paris? Uanda Nara zbulon tradhtinë e futbollistit me aktoren: Ikardi bëri seks me Çina Suarez

Shkruar nga Pamfleti
Ç’ndodhi në hotelin në Paris? Uanda Nara zbulon

Ç’ndodhi në hotelin në Paris? Uanda Nara zbulon tradhtinë e futbollistit me aktoren: Ikardi bëri seks me Çina Suarez

Mauro Ikardi dhe Çina Suarez u takuan një vit më parë në një hotel. Futbollisti tha se nuk kryen marrëdhënie për shkak se nuk ndihej mirë dhe kishte temperaturë.

Por është zbuluar se çifti kanë bërë seks dhe këtë tradhti Uanda Nara nuk e ka harruar, ndaj i kërkoi divorcin bashkëshortit të saj.

Fillimisht u përfol thjesht për një flirt mes aktores dhe futbollistit, por Uanda i ka dërguar një mesazh gazetarit Anhel De Brito, ku i ka treguar me detaje se ç’ndodhi mes bashkëshortit të saj dhe Çina Suarez.

“Ajo më bëri një telefonatë me video dy ditë pasi kishte fjetur me Mauron dhe tha se donte të vizitonte Parisin”, tha Uanda Nara .

“Kam gabuar sepse duhet t’i kisha thënë asaj personalisht atë që mendoja”, shtoi ajo.

Pasi mësoi për tradhtinë, sipërmarrësja preferoi ta bënte publike në Instagram duke shkruar: “Një familje tjetër e prishur për një ku*vë.”

Kur Nara zbuloi lidhjen, Ikardi bëri gjithçka që ajo ta falte, por duket se ajo nuk e ka harruar tradhtinë plotësisht aq sa për të kërkuar divorcin 12 muaj më vonë.

Vitin e kaluar, pasi shkëmbyen disa mesazhe në WhatsApp, Instagram dhe Telegram, Çina Suarez dhe Mauro Ikardi ranë dakord të takoheshin për herë të parë në një hotel francez.

Për të mos ngjallur dyshime tek Uanda, futbollisti ka pritur që ajo të udhëtonte me motrën e saj Zaira Nara për të shijuar javën e Modës në Milano.

Maria Eugenia i dërgonte futbollistit video e foto erotike.

“Ti je gruaja e ëndrrave të mia, të kam parë që i vogël. Unë e shoh Uandën si motër ose nënë. Prej kohësh doja të ndahesha, por ajo s’donte”, ishin mesazhet që Mauro i dërgoi.

Çina Suarez dhe Mauro Ikardi u takuan në një hotel në Paris, dhe pasi bashkëshortja i zbuloi tradhtinë Mauro u justifikua duke thënë se “nuk kishin kryer marrëdhënie”, por Uanda Nara mesa duket ka zbuluar gjithçka.

Showbiz Çina Suarez Mauro Ikardi Uanda Nara