Bota23 Korrik 2022, 09:57

· Bota

Shkruar nga Pamfleti
· Bota

 

Valët vdekjeprurëse të të nxehtit të javës së kaluar shkaktuan ngjarje infrastrukturore të frikshme në mbarë botën pasi miliona njerëz përballen me temperaturat e larta që janë ende në rritje. Aq është vapë nëpër botë, saqë rrugët dhe çatitë po shkrihen.

Ngjarjet që lidhen me vapën e madhe kanë të bëjnë edhe për infrastrukturat e vjetruara në botë, më së shumti të rrugëve, urave, hekurudhave, ndërtimeve, që nuk janë të gatshme për kushtet e nxehta siç po ndodhë aktualisht.

Sa nxehtë ishte në të vërtetë? E poo…

Aq nxehtë sa që shkrihej pista e aeroportit në Londër

Britania e Madhe të martën e regjistroi ditën më të nxehtë, kur temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius.

Aq nxehtë, sa që pista në aeroportin Luton në Londër, në periferinë e kryeqytetit, që duhej të mbyllej, filloi të shkrihet nga i nxehti.

“Fluturimet janë ndërprerë përkohësisht që të mundësohet riparimi thelbësor i pistës pasi temperaturat e larta në sipërfaqe shkaktuan një pjesë e vogël të ngrihet”, nga aeroporti publikuan në Tuiter të hënën.

Vapa e madhe ka shkaktuar materialet të përhapen ose të shpërndahen kur temperaturat janë në rritje, sipas kolexhit universitar shtetëror për inxhinieri në Pensilvani, betoni dhe asfalti, pistat dhe rrugët nuk janë përjashtim.

Aq është nxehtë, sa çatia e një muzeu në Kinë u shkri

Vala e të nxehtit e përfshiu gjysmën e Kinës, duke ndikuar në mbi 900 milionë njerëz ose rreth 64 për qind e popullatës. Të gjithë përveç dy provinca verilindore në kinë lëshuan paralajmërimpër temperaturë të lartë, 84 qytete dhanë paralajmërime të kuqe të nivelit më të lartë javën e kaluar.

Në qytetin Çongking, i cili gjithashtu është nën alarmin e kuq, i nxehti shkaktoi shkrirjen e çatisë së Muzeut të reliteve kulturore të qytetit të ndaluar.

Nxehtësia shpërndau bazën, duke bërë që pllakat tradicionale kineze të shkëputeshin.

 Aq vapë saqë janë duke e mbështjellur urën londineze me fletë metalike

Ura Hamersmith e Londrës tani mund të shihet me fletë argjendi rreth saj për shkak të valës së të nxehtit që ka kapluar vendin.

Ju mund të pyesni veten pse fletë metalike dhe nëse do të tërhiqte më shumë nxehtësi, por në fakt është pjesë e një sistemi ftohjeje, i projektuar për të reflektuar dritën e diellit dhe për ta mbajtur urën në një temperaturë mesatare në mënyrë që materialet e saj të mos zgjerohen dhe të mos pëlcasin

Aq vapë sa i ngjyrosën shinat në Londër me ngjyrë të bardhë

Gjatë kësaj vape të nxehtë u dogjën edhe hekurudhat. “Temperatura në hekurudhë këtu është mbi 48 gradë Celsius, kështu që ne po i lyejmë shinat të bardha për t’i parandaluar ato të nxehen edhe më shumë,” publikoi në Tuiter hekurudha e Britanisë së Madhe.

 Aq vapë sa shpërthejnë tubat në Teksas

Temperaturat e larta dhe mungesa e shiut kanë bërë që toka të zhvendoset në Fort Uorth, Teksas, sipas faqes së internetit të qytetit.

Rezultati është një “numër jashtëzakonisht i lartë i ndërprerjeve të ujit” këtë verë.

“Që nga ora 8 e mëngjesit të së hënës, uji i Fort Uorth kishte 476 ndërprerje kryesore në vitin 2022, me 221 prej tyre në 90 ditët e fundit. Numri është 182 në 30 ditët e fundit, mbi 38 për qind në total në bazë vjetore”, thuhet në njoftim.

Kjo krijoi kaos në Fort Uorth si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore për shkak të Kovid-19, i cili krijoi një grumbull rrjedhjesh dhe riparimesh, thuhet në deklaratë. Shto këtu faktin se për shkak të nxehtësisë është rritur konsumi i ujit./CNN

Bota