Bota13 Gusht 2022, 23:02

CNN: Një megapërmbytje po vjen në Kaliforni, më e madhja që ka parë historia

Shkruar nga Pamfleti

Shumë kalifornianë i frikësohen “Big One”, por mund të mos jetë ajo që mendoni. Nuk është një tërmet. Nuk është thatësira e madhe. Në fakt është e kundërta: Një megapërmbytje.

Një studim i ri nga “Science Advances” tregon se ndryshimi i klimës tashmë ka dyfishuar shanset që një përmbytje katastrofike të ndodhë në Kaliforni në katër dekadat e ardhshme. Dhe ekspertët thonë se do të ishte ndryshe nga çdo ngjarje të përjetuar deri tani. Sipas tyre, do jetë fatkeqësia natyrore më e madhe e parë ndonjëherë.

Daniel Swain, një shkencëtar klimatik në UCLA dhe një studiues i përfshirë në studim, shprehet se do jetë një megapërmgytje që do të përfshijë të gjithë shtetin e Kalifornisë. Kjo përmbytje do ta kthente Kalifornisë në një det të madh.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit gjasat që të tilla fatkeqësi të ndodhin çdo 25 apo 50 vjet. /CNN

Bota Kaliforni permbytje