Aktualitet 7 Korrik 2022, 20:08

“Çohuni se po na shqyejnë hienat”/ Ithtarët e Berishës kërcënojnë ministrat: Burg kushdo që firmos urdhrat e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
“Çohuni se po na shqyejnë hienat”/ Ithtarët e

Ka nisur protesta e Sali Berishës përballë ambienteve të Kryeministrisë.

Nën moton “Shqipëria në rrezik”, avokati Altin Goxhaj – njëherazi ndër ithtarët e Doktorit – ka bërë trimin nga podiumi, duke kërcënuar ministrat e kabinetit qeveritar dhe zyrtarët e lartë me burg, nëse firmosin urdhrat e Edi Ramës.

“Burgu pret këdo që firmos për Edi Ramën”– tha Goxhaj, duke iu bërë ftesë edhe socialistëve që të bashkohen në protestë dhe në këmbim Sali Berisha do t’i fusë në “histori” duke ua shënuar emrin te lagja.

“Sa shumë shqipe sot, a e kuptoni pse kanë ikur sorrat, sot është dita, se 7 herë 7 bëjnë 49 dhe jo 42. Se është një burrë që e kanë frikë sorrat, që ju kujton shqiptarëve se çfarë është liria.

Sot është dita kur nuk do të ketë më populli frikë qeverinë, por është dita që qeveria të ketë frikë popullin, unë kam ardhur tiu drejtohem socialistëve: Mendoni vetëm 30 sekonda, sikur t’iu kishin pushtuar serbët çfarë do të bënte më shumë se kaq. Burgu pret këdo që firmos për Edi Ramën, ja u thotë një avokat.

Mos bëni burg për Ramën. Mos u bëni patronazhistë. Sali Berisha është ai burrë që emrin do jua shënojmë te lagja. Mos u bëni bashkëpunëtorë, mos u bëni tradhëtarë. Socialist ju presim në shtator dhe të bëhemi të gjithë bashkë për shpëtim kombëtar“- tha Goxhaj.

Nga ana tjetër aktivisti Aulon Kalaja u ka bërë thirrje qytetarëve të çohen në protesta kundër qeverisë. “Çohuni se po na shqyejnë hienat!” – tha Kalaja, duke theksuar se është koha të rrëzohet kjo qeveri e cila po shpopullon vendin.

“Është dita për betejën kundër shpopullimit të atdheut tonë, e keqja në pushtet ka tërhequr vetëm të keqen. Është koha për besa besë, sa e vështirë ëstë për ty të lësh filxhanin e kafesë, ti sot duhet të ishe këtu me ne, kjo besëlidhje ka vend për të gjithë edhe për ty që rri shtrirë e ke detin përballë, por kurrë nuk do përjetosh këtë që përjetoj unë sot bashkë me ju në këtë shesh.

Çohu pra se po të presim, po na shqyejnë hienat!

Edhe guximi yt do ta vrasë frikën, çohuni shqiptarë, koha na thërret sepse ata që heshtin kthehen nga burra në burracakë. Po jetojmë në kohë të vështira por kurrë në kohë që most ë protestojmë, optimizmi vjen pas tragjedisë. Duhet të ikë qeveria dhe jo populli.Të kthehemi nga qytetarë në luftëtarë, për atdheun tonë”- tha Aulon Kalaja.

Kryesore Altin Goxhaj Aulon Kalaja Berisha PD Protestë