Sport21 Korrik 2019, 12:22

Conte mesazh yllit të ekipit: Nuk bën dot rolin që i kërkoj

Shkruar nga Pamfleti
Conte mesazh yllit të ekipit: Nuk bën dot rolin që i kërkoj

Antonio Konte po i ndjek nga afër të gjithë lojtarët e Interit për të kuptuar më mirë potencialin dhe limitet e tyre. Trajneri ka dashur të shikojë Ivan Perisic në variantin e anësorit të majtë, por ka mjaftuar vetëm miqësorja kundër Luganos.

Kroati ka zbritur në fushë vetëm në pjesën e dytë në miqësoren e djeshme kundër Unaited. Conte e ka aktivizuar në sulm, duke treguar haptazi se eksperimenti me Perisic mbrojtës krahu modern në skemën 3-5-2 nuk funksionon.

“Po punojmë, por përgjigjet nuk janë pozitive. Nuk besoj se është i përshtatshëm për të bërë rolin që i kërkoj. Perisic mund të luajë vetëm si sulmues këto momente”, thekson Antonio Conte.

Sport Antonio Conte