Sport25 Gusht 2019, 14:56

Conte pa doreza para ndeshjes, nga Icardi te objektivat

Shkruar nga Pamfleti
Conte pa doreza para ndeshjes, nga Icardi te objektivat

Trajneri i Interi, Antonio Conte, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Lecce dhe foli për të gjitha temat e nxehta në shtëpinë zikaltër, ku nesër pritet të ketë rreth 70 mijë tifozë në “Meazza”.

Icardi – “Kam respekt për çdokënd, por nga ana ime nuk ka përçarje. Ne po punojmë seriozisht, ju e dini qëndrimin që klubi ka marrë ndaj lojtarit”.

Shanset për të përsëritur atë që bëtë me Juven – “Gjithmonë kam thënë se dua të dëgjoj se e kemi vetëm 1% shansin për të konkurruar për fitore. Mendoj se po punojmë në mënyrën e duhur. Ekziston një hendek mes nesh, Juves dhe Napolit . Ne nuk duhet të punojmë mirë, por duhet të punojmë më mirë se të tjerët. Në skuadër ekziston disponueshmëri e lartë dhe kur ekziston kjo nuk ka nevojë të vendosim limite. Gjithçka do ta shohim me hapa të ngadaltë”.

Lukaku dhe lidhja me Lautaro – “Ai erdhi plot entuziazëm. Një djalë që ndriçon, është përshtatur shumë mirë me grupin. Po punon shumë. Erdhi në një periudhë kur ishte në kufijtë e merkatos tek United dhe kur je në merkato stërvitja nuk është në 100%. Ai ka nevojë të madhe për përmirësim në të gjitha pikëpamjet, është një lojtar i rëndësishëm dhe me potencial të madh. E provova me Lautaro, me Politano dhe me Esposito. Jam i lumtur me bashkëpunimin që ka mes këtyre lojtarëve.

Sport Antonio Conte Inter