Aktualitet29 Dhjetor 2022, 21:54

Çorba e merituar e grazhdit të Fermës së Kafshëve!

Shkruar nga Pamfleti
Çorba e merituar e grazhdit të Fermës së Kafshëve!

Vendi që zgjodhën Ferma e Kafshëve, e zgjedhur, ndoshta rastësisht, por përkon fiks me atë që janë e përfaqësojnë në politikë, aq të ngjashëm me personazhet e George Orwellit…

Shkruan Nebil Çika

Është mjerim i madh më shumë se politik kur dikush qe ka drejtuar këtë vend  në nivelet më të larta të përpiqet të mbijetojë e të imponohet si lider politik me skenarë diabolikë, kurthe skuthësh, e psikologji kusarësh.

Është prova më e qartë që ka prekur fundin e fundit të tij politik dhe atyre që i shkojnë mbrapa.

Por është po aq mjerim të biesh në këto kurthe apo edhe me keq të shikosh me vetëdije si “cjapi tek kasapi” në këto kurthe.

Po tregojnë që nuk janë politikanë por shifra politike, njerëz liste që shpresojnë që lista e kryetarit ti mbajë në politikë e parlament.

E di që kanë të pa mundur të mendojnë politikisht, por po dëshmojnë që nuk kanë as instikte.

Vendi që zgjodhën Ferma e Kafshëve, e zgjedhur, ndoshta rastësisht, por përkon fiks me atë që janë e përfaqësojnë në politikë, aq të ngjashëm me personazhet e George Orwellit. Me këtë performancë politike që po shfaqin i kanë hequr vetes të drejtën për të justifikuar dështimet e tyre në zgjedhje e politikë.

Kur nuk arrijnë dot kuptojnë intriga kaq ordinere e të orientohen politikisht qoftë edhe me instikte në situatën që ndodhen, kanë zhvleftësuar çdo pretendim që kundërshtari iu ka vjedhur zgjedhjet!

Si mund t’i mbrojnë zgjedhjet njerëz me standarde të tilla morale e politike?!

Si mund të përballesh me kundërshtarin kur me këtë moral e funksionim politik kaq të ulët. Sigurisht që në një beteje të pamoralshmish do të fitojnë ata me sa me pak moral. Në se je i tillë, humbet çdo mundësi për respekt e konsideratë si nga miqtë dhe armiqtë. Cilado që të jetë arsyeja e dështimit politik, mungesa e moralit apo idiotësia politike e kanë humbur shansin të jenë politikën e përfaqësues politikë.

E meritojnë plotësisht çorbën e turpit dhe poshtërimin në grazhdin e Fermës së Kafshëve!

Forum dreka e PD Nebil Çika