Kosova25 Tetor 2022, 14:45

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Një person ka vdekur të martën në Kosovë, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Viktima është regjistruar pas disa javësh që nga rasti i fundit i vdekjes nga koronavirusi.

Ministria kosovare e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus nga testimi i 55 personave.

Numri i rasteve aktive është 21 në tërë Kosovën.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, vaksinën anti-COVID e kanë marrë 23 persona.

Prishtine COVID-19 ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Kosova