Sport26 Tetor 2018, 18:13

Courtois: Dy trajnerët që po më përndjekin

Shkruar nga Pamfleti
Courtois: Dy trajnerët që po më përndjekin

Thibaut Courtois arriti t’ia dalë mbanë këtë verë që të realizojë ëndrrën e tij, të largohet nga Chelsea dhe të transferohet te skuadra e Real Madrid, por duket se e shkuara nuk do ta lërë të qetë portierin belg. Ai ka mbetur i habitur e njëkohësisht i shqetësuar kur ka mësuar se dy nga kandidatët që janë për të drejtuar ekipin “merengues”, në rast se shkarkohet Lopetegui, janë dy ish-trajnerët e tij të fundit te Chelsea: Jose Mourinho dhe Antonio Conte.

“Nuk arrij ta besoj këtë gjë. Sërish këta dy trajnerë. Këtu te Reali, unë jam i vetmi që kam punuar me ata të dy. U largova nga Londra pikërisht për të mos patur më punë me këta njerëz dhe tani mësoj se mund të vijë Conte, ose nëse nuk është ai, Mourinho”, u shpreh Thibaut Courtois. Trajneri portugez ka qenë edhe më parë te skuadra “merengues”, ka punuar me mjaft lojtarë që janë edhe aktualisht aty, por portieri belg është i vetmi që ka punuar me të dy.

Sport Real Madrid