Ndeshja mes Genoas dhe Torinos është shtyrë zyrtarisht. Dueli i programuar për të shtunë në orën 18:00 do të luhet në një moment të dytë pasi 15 lojtarë të Genoas kanë dalë pozitiv në testet për Covid-19.
Ky rast ka krijuar një precedent në futbollin italian, pasiqë është hera e parë që një ndeshje shtyhet prej rasteve me Covid. Genoa është e gjitha në izolim, duke mos pasur lojtarë për këtë duel.
Sipas rregullores së miratuar, duhen 13 lojtarë të gatshëm dhe 1 portier tjetër rezervë. Sipas UEFA, një herë në sezon klubet mund të përdorin teknikën e shtyrjes si bonus nëse nuk kanë lojtarë të gatshëm, për të shmangur humbjen 3-0 në tavolinë.