Bota22 Shkurt 2022, 13:07

Covid-19 ka rivendosur marrëdhëniet midis njerëzve dhe robotëve

Shkruar nga Pamfleti
Covid-19 ka rivendosur marrëdhëniet midis njerëzve dhe

Covid-19 ka rivendosur marrëdhëniet midis njerëzve dhe robotëve

Robotët kanë qenë pjesë e jetës tonë për rreth gjashtë dekada. Fillimisht, ata cilësoheshin si pajisje të thjeshta mekanike që komandoheshin nga njerëzit. Madje shpesh mbaheshin në kafaze, si kafshët e kopshtit zoologjik, për ti ndaluar njerëzit që të afroheshin  me ta.

Që atëherë, robotët janë bërë shumë më të shkathët,  autonom dhe bashkëpunues. Tani ka mbi 3 milionë robotë që punojnë në fabrika në të gjithë planetin, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, një shoqatë e industrisë në mbarë botën.

Miliona të tjerë përdoren për të lëvizur mallra nëpër magazina, pastrojnë shtëpitë, kositin lëndinat dhe ndihmojnë kirurgët të kryejnë operacione. Disa kanë filluar gjithashtu përdoren për dërgimin e mallrave, si në tokë ashtu edhe në ajër.

Ritmi i automatizimit industrial ka të ngjarë të përshpejtohet, për dy arsye, sipas një paneli ekspertësh të robotikës. Arsyeja e parë është se Covid-19 ka shkaktuar shumë ndryshime sociale që duket se do jenë për një kohë të gjatë mes nesh.

“Dorëheqja e madhe”, në të cilën miliona njerëz në mbarë botën lanë  punën e tyre, mund të jetë pjesërisht pasojë e bllokimeve duke krijuar mundësi të reja për të punuar nga shtëpia. Këto të ashtuquajtura zgjedhje të stilit të jetesës se cilat punë duhen bërë, së bashku me zinxhirët e furnizimit  dhe një bum në tregtinë elektronike, kanë bërë që magazinat dhe shumë biznese të tjera  të luftojnë për të rekrutuar punëtorë.

Robotët universalë?

Arsyeja e dytë është se jeta po përmirësohet. Në vend që thjesht t’i zhvendosin mallrat në magazinë, ata po mësojnë të bëjnë vetë grumbullimin dhe paketimin. Robotët po dalin nga kafazet e tyre dhe falë sensorëve të avancuar dhe mësimit të makinerive, një formë e inteligjencës artificiale (AI), do të punojnë së bashku me njerëzit.

Robotë të tillë do të ndihmojnë gjithnjë e më shumë vendet e tjera,  përfshirë spitalet, apo azilet. Megjithatë, ka një rrugë të gjatë për të bërë.

Megjithatë, rritja  e numrit të robotëve ka frikësuar disa njerëz se mund të humbasin punën e tyre dhe janë të shqetësuar si do të fitojnë jetesën. Sipas një eskperti, punët që kryejnë robotët janë zakonisht të mërzitshme,dhe të mundimshme  dhe pas Covid-it, punë të tilla po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u plotësuar.

Në fakt, në vend që të shkatërrojnë vendet e punës, robotët mund t’i krijojnë ato duke i bërë bizneset më efikase dhe duke i lejuar firmat të zgjerohen. Siç thekson Dr Christensen, gjatë dekadës së fundit, numri i të punësuarve në fabrikat e prodhimit në Amerikë dhe robotëve është rritur.

Ekziston një frikë e ngjashme në kujdesin shëndetësor se robotët do të shkatërrojnë vendet e punës. Por ky është një mit, tha Michelle Johnson. Johnson është drejtor i Laboratorit të Robotikës së Rehabilitimit në Universitetin e Pensilvanisë dhe aktualisht punon në Botsvana mbi mënyrat se si mund të përdorim robotët për të ndihmuar njerëzit të shërohen nga sëmundjet.

Dr Johnson ka një interes të veçantë për të ndihmuar njerëzit të shërohen nga goditjet në tru. Kjo ndonjëherë kërkon terapi intensive për periudha të gjata.

Robotët mund të jenë një ndihmë shumë e madhe në raste të tilla, dhe në disa rrethana mund të jenë edhe më të mirë se njerëzit, pasi ata nuk lodhen dhe janë të besueshëm.

Sipas Dr Johnson, kjo do të bëjë të mundur që një terapist i vetëm profesional, i asistuar nga një teknik, të kujdeset, në të njëjtën kohë, për gjysmë duzine apo më shumë pacientë. Megjithatë, robotët që punojnë me njerëzit  kërkojnë trajnim të veçantë.

Dhe ka një rrugë të gjatë për të bërë, sipas Julie Shah, e cila drejton Grupin e Robotikës në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts. Shumica e robotëve kryejnë detyra të përcaktuara, duke përdorur  sensorët e tyre për të shmangur përplasjet me njerëzit.

“Robotët duhet të na shohin  më shumë sesa thjesht një pengesë për të lëvizur përreth”, shton Dr Shah. “Ata duhet të punojnë me ne dhe të na ndihmojnë në atë që ne kemi nevojë.”

Ekspertët po zhvillojnë sisteme të AI që mund të shkollojnë një robot duke përdorur gjuhën natyrore./The Economist

Covid-19 Covid marrëdhënie Njerëz robotë