Bota14 Maj 2022, 17:21

Covid-19/ Shënohen 40 raste të reja, nuk ka asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Covid-19/ Shënohen 40 raste të reja, nuk ka asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 40 raste të reja me COVID. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka pasur asnjë humbje jete.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore          40

Të shëruar në 24 orë       14

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530

Raste pozitive                  275,574

Raste të shëruara             271,826

Raste Aktive                         251

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë            136

Fier                  32

Vlorë               16

Shkodër          14

Elbasan           10

Lezhë               11

Berat                9

Gjirokastër      9

Durrës             5

Korçë               6

Kukës               3

Covid-19 COVID-19 infektime