Së fundmi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tmoni e pyetur se pse Shqipëria refuzoi vaksinën ruse, u shpreh se objektivi i qeverisë ishte për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuara si EMA apo FDA.
Ndër të tjera Tomini tha: “Dy qëllimet kryesore të qeverisë shqiptare për imunizimin e popullatës. Ishte objektiv për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuar si EMA apo FDA dhe dhe për të pasur vaksinën e parë të licensuar dhe sa më shpejt për t’u aplikuar, ndërkohë që edhe vaksinat ruse rishtas kanë fituar certifikimin dhe ajo kineze gjithashtu, por Pfizer ishte në listën e parë. Tratativat me Pfizer kanë filluar gati në 6 mujorin e parë të vitit që lamë pas, prandaj tendenca ka qenë për vaksina që i kanë përkrahur dhe aplikuar shtete evropiane. Asnjëherë nuk thuhet jo për vaksina të tjera, por të sigurta e certifikuara dhe ky do jetë objektivi në vijim të strategjisë së imunizimit në vend”.