Ditën e djeshme një 32 vjeçare shtatzënë nga Elbasani humbi jetën për shkak të virusit Covid-19, ndërkohë që fatmirësisht mjekët arritën të mbanin në jetë foshnjen e saj.
Zv.ministrja e Shëndetësisë në një intervistë për Ora News tregoi gjendje shëndetësore të foshnjes, duke u shprehur se është në gjenjde të stabilizuar.
Pyetje:Për fat të keq një 17 vjeçar dhe një grua shtatzënë nga Elbasani humbën jetën nga Covidi. Si është foshnja dhe a ka probleme?
Tomini:Eshtë një vlerësim që duhen ndjekur të gjitha hapat e rasteve, duhet ndjekur protokolli. Në lidhje me foshnjen, është në një gjendje të stabilizuar.