Sport 1 Tetor 2022, 20:55

Covid-i “pushton” Bajernin, Kimish dhe Myler rezultojnë pozitiv, humbasin sfidën e Champions League, të pasigurtë edhe për ‘klasiken’ gjermane

Shkruar nga Pamfleti
Covid-i “pushton” Bajernin, Kimish dhe Myler rezultojnë

Covid-i “pushton” Bajernin, Kimish dhe Myler rezultojnë pozitiv, humbasin sfidën e Champions League, të pasigurtë edhe për ‘klasiken’ gjermane

Bajerni i Mynihut është gati për sfidën në Champions kundër Viktoria Plzen, por duket se grupi i skuadrës gjermane nuk do të jetë i ploltë.

Pas Nojer dhe Goretckës, të cilët u infektuan me COVID-19 përpara grumbullimit me kombëtaren, tashmë dy gjermanë të tjerë janë prekur nga virusi.

Bëhet fjalë për Tomas Myler dhe Xhoshua Kimish. Nagelsman do të duhet të bëjë pa dy titullarët e tij të preferuar në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen, ku objektiv është vetëm fitorja, por janë të pasigurt për ‘klasiken’ e së shtunës së ardhshme në fushën e Borusias së Dortmund, ndeshje e cilqa do të luhet në orën 18:30.

Sport Bajerni i Mynihut Tomas Myler Xhoshua Kimish