26 të infektuar me COvid-19 dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa 45 qytetarë janë shëruar, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 227.150
Në total numri i rasteve aktive është 632.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.