
Ç'po ndodh?! Spastrim total në radhët e diplomatëve shqitparë, shkarkohen 2 dyrtarë karriere (Emrat)
Një “tërmet” i vërtetë po ndodh në diplomacinë shqiptare. Pas shkarkimeve masive në Ministrinë e Jashtme, nga ministri i deleguar, Gent Cakaj, “furtuna” ka prekur edhe ambasadën shqiptare në Greqi.
Mësohet se janë shkarkuar nga detyra dy zyrtarë karriere në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Bëhet fjalë për zyrtarët Florian Nova dhe Enkelejda Riza.
Në selinë e Ambasadës Shqiptare në Greqi ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave. Diplomatët e shkarkuar janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.