Sport10 Gusht 2022, 17:10

CR7 dhe Junajtid gjithmonë e më larg njëri-tjetrit, gjysma e ekipit nuk dëshirojnë ta shohin me sy, sjelljet e tij përçajnë “Djajtë e Kuq”

Shkruar nga Pamfleti
CR7 dhe Junajtid gjithmonë e më larg njëri-tjetrit, gjysma e

CR7 dhe Junajtid gjithmonë e më larg njëri-tjetrit, gjysma e ekipit nuk dëshirojnë ta shohin me sy, sjelljet e tij përçajnë “Djajtë e Kuq”

Kristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Sulmuesi portugez kërkon të largohet nga “Djajtë e Kuq”, por deri më tani nuk po arrin të gjejë një skuadër të përshtatshme.

Sipas ‘The Sun’, tani CR7 ka kundër edhe shokët e ekipit, pjesa më e madhe e dhomave të zhveshjes nuk dëshirojnë ta shohin me sy. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, shokëve të Ronaldos i kanë ardhur në majë të hundës sjelljet e portugezit, edhe ata që ishin në krah të tij, tani kërkojnë që Ronaldo të largohet në mënyrë që dhomat e zhveshjes të mos përçahen akoma më shumë.

Si të mos mjaftojë kjo situatë, humbja përballë Brajtonin e rëndon atmosferën në shtëpinë e Mançester Junajtid.

Sport Kristiano Ronaldo Mançester Junajtid sulmuesi portugez