
CR7 krenohet me një flotë supermakinash, shkon në stërvitje me Cadillac-un 150 mijë euro që i dhuroi Xheorxhina për 37-vjetorin (Foto)
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo mbushi 37-vjeç të shtunën. Mes dhuratash të shumta, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte e partneres së tij shtatzënë Xheorxhina Rodriguez, e cila i dhuroi atij një Cadillac Escalade mahnitëse, e cila kap vleren e mbi 150 mijë eurove.
Pa humbur kohë, Ronaldo u fotografua me këtë makinë, duke shkuar në stërvitjen e Mançester Junajtid.
CR7 tashmë krenohet me një flotë mbresëlënëse supermakinash. Por me familjen e tyre në zgjerim, Cadillac Escalade do t’i mundësojë Rodriguez-it dhe binjakeve të tyre identike, që të bëjnë shkollën me rehati dhe stil.
Nuk mund të shmanget fakti që Cadillac Escalade është mjaft i madh. Me një gjatësi prej afro 6 metrash, është pothuajse e njëjta gjatësi me nje gjirafë.