Sport22 Nëntor 2022, 20:14

CR7 mesazh prekës për tifozët e Junajtid pas shkëputjes së marrëveshjes: Koha për të kërkuar një sfidë të re

Shkruar nga Pamfleti
CR7 mesazh prekës për tifozët e Junajtid pas shkëputjes

CR7 mesazh prekës për tifozët e Junajtid pas shkëputjes së marrëveshjes: Koha për të kërkuar një sfidë të re

Kristiano Ronaldo ka bërë një koment të shkurtër për lamtumirën e tij të pritshme nga Mançester Junajtid. Klubi anglez dhe futbollisti vendosën bashkërisht që të ndërprisnin marrëveshjen mes tyre, duke e gjykuar gjënë më të drejtë pas deklaratave bombastike që lëshoi portugezi në adresë të klubit pak ditë më parë.

“Me Mançester Junajtid kemi rënë dakord që të lë skuadrën. E dua këtë klub, i dua të gjithë tifozët dhe kjo që ka ndodhur në javën e fundit nuk do të më bëjë të ndryshoj ndjesitë e mia për këtë gjë.

Ka ardhur momenti i duhur për një sfidë të re personale. I uroj çdo sukses shokëve të mi të skuadrës që nga ky moment e deri në fundin e sezonit”, theksoi Ronaldo në komentin e tij të shkurtër rreth këtij largimi.

Më herët, Kristiano dha një intervistë në të cilën kritikoi drejtimin e Mançester Junajtid dhe trajnerin Erik Ten Hag.

Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asist në 16 ndeshje për Junajtid këtë sezon.

Sport Kristiano Ronaldo ylli portugez