Sport10 Shkurt 2023, 19:48

CR7 realizoi “pokerin” e parë në Arabi, karkalecat ‘pushtojnë’ stadiumin e Al Nasri, pamjet bëhen virale në rrjet (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
CR7 realizoi “pokerin” e parë në Arabi, karkalecat

CR7 realizoi “pokerin” e parë në Arabi, karkalecat ‘pushtojnë’ stadiumin e Al Nasri, pamjet bëhen virale në rrjet (Foto)

Al-Nasri fitoi 4-0 kundër skuadrës Al-Uahda të Mekës dhe kishte një protagonist të qartë që vendosi rrjedhën e lojës: Kristiano Ronaldon. Portugezi ofroi edhe një herë një nga versionet e tij më të mira në fushë dhe i bëri tifozët e tij të rinj të bien në dashuri, duke nënshkruar edhe ‘pokerin’ e parë në Arabi.

Ajo që askush nuk e pa në transmetimin e drejtpërdrejtë ishte se në një nga tribunat e stadiumit. Një murtajë karkalecash zuri vend në skenën e ndeshjes. Pak minuta pas përballjes, pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Disa përdorues i morën keq imazhet, pasi i kategorizuan si të neveritshme, ndërsa të tjerë donin të përfitonin nga ajo që ndodhi dhe vlerësuan figurën e Kristiano Ronaldos, duke thënë, se as insektet nuk donin të humbnin ndeshjen më të mirë të portugezit me ekipin e tij të ri. “Edhe insektet duan ta shohin insektin, CR7 ndikon edhe tek insektet”, kanë postuar disa përdorues në Twitter.

Pak vite më parë, Kristiano Ronaldo pësoi një incident të njohur me një molë. Konkretisht, në finalen e “EURO 2016” , që përballi Francën kundër Portugalisë, pati një tufë molash që pushtuan stadiumin dhe njëra prej tyre zbarkoi në ballin e yllit portugez, duke krijuar një imazh që mbahet mend edhe sot.

Le club saoudien d'Al-Wehda, adversaire d'Al-Nassr et de Cristiano Ronaldo hier soir, a subi une invasion de criquets pèlerins en plein match ! ???? pic.twitter.com/kaLJK1OSm8

— Footballogue (@Footballogue) February 10, 2023

Sport Al Nasri Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez