Sport 3 Shkurt 2023, 19:22

CR7 thyen mallkimin e golit në Arabinë Saudite, portugezi shpëton Al Nasrin në fund (Video)

Shkruar nga Pamfleti
CR7 thyen mallkimin e golit në Arabinë Saudite, portugezi shpëton

CR7 thyen mallkimin e golit në Arabinë Saudite, portugezi shpëton Al Nasrin në fund (Video)

Kristiano Ronaldo ka thyer më në fund mallkimin e tij në futbollin e Arabisë Saudite, pasi ka gjetur golin e parë në ndeshje zyrtare me fanelën e Al Nasri. Sulmuesi portugez, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me fanelën e skuadrës së tij, në kampionat dhe Kupë, nuk ia kishte dalë të tundte rrjetën.

Ronaldo pati disa raste për të shënuar, por goli i kishte munguar. Një gjë e tillë mund të ndodhte edhe sot, teksa ai humbi disa raste të rëndësishme para portës së Al-Fateh. Por në fund, në ndihmë i erdhi një penallti, të cilën ai arriti ta transformonte në gol, në minutën e 93 të duelit, por vetëm për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij në barazimin 2-2.

Barazimi mban Al Nasri në kreun e renditjes, por tashmë me pikë të barabarta me Al Shabab dhe me skuadra të tjera si Al Itihad dhe Al Taeuon që i janë afruar rrezikshëm ekipeve të kreut.

Sport Al Nasri Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez