Sport27 Nëntor 2022, 17:33

Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri këndon himnin kombëtar dhe… “zhduket”

Shkruar nga Pamfleti
Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri këndon himnin

Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri këndon himnin kombëtar dhe… “zhduket”

Botërori i Katarit vijon të dhurojë çudira, apo jo?

Një episod i çuditshëm ka ndodhur sot pak çaste para fillimit të ndeshjes mes Belgjikës dhe Marokut në Botërorin e Katarit. Portieri titullar i Marokut, Bono, është zëvendësuar vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës në mënyrë shumë të papritur.

Bono figuronte në rreshtimin titullar të Marokut dhe ai bëri nxemjen e më pas doli në fushën e lojës me shokët e skuadrës. Ai këndoi edhe himnin me pjesën tjetër të ekipit dhe u rreshtua për foton.

Por çuditërisht, pak sekonda më vonë, pasi u hodh shorti për ndarjen e fushës, në terren ishte portieri i dytë i kësaj përfaqësuese, Munir. Nuk dihet ende arsyeja e këtij zëvendësimi të papritur, por FIFA nuk e ka regjistruar si zëvendësim gjatë sfidës por para saj, duke mos i shpërdoruar afrikano-veriorëve mundësinë për të bërë ndryshime gjatë ndeshjes.

? التشكيلة الرسمية للمنتخب الوطني أمام منتخب بلجيكا

???? ???????? ?? against Belgium ??#DimaMaghrib ?? #TeamMorocco #FIFAWorldCup @pumafootball pic.twitter.com/pLJacl9RhR

— Équipe du Maroc (@EnMaroc) November 27, 2022

Sport #bono Botërori i Katarit portieri titullar i Marokut