Bota30 Janar 2023, 18:43

Çudit sërish presidenti kroat: Dërgimi i tankeve në Ukrainë çmenduri, çmimin do ta paguajë Evropa

Shkruar nga Pamfleti
Çudit sërish presidenti kroat: Dërgimi i tankeve në

Nuk kanë fund skandalet e presidentit kroat Zoran Milanovic. Ky i fundit krahasoi sot Krimenë me Kosovën, teksa tha se Kosova ju mor me dhunë Serbisë, pasi ishte pjesë e kësaj të fundit. Por ai nuk është ndalur me kaq.

Milanoviç ka kritikuar ashpër Perëndimin për furnizimin me tanke në Ukrainë. Sipas Milanoviç është çmenduri të besohet se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

Ai deklaroi se çmimin e dërgimit të tankeve nga Perëndimi në Ukrainë do ta paguajë Evropa dhe SHBA-ja.

“Unë jam kundër dërgimit të armëve vdekjeprurëse dhe zgjatjes së luftës në Ukrainë. Cili është qëllimi? Shpërbëni Rusinë, ndryshoni qeverinë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Është një çmenduri,. Cili është qëllimi i kësaj lufte? Një luftë kundër një fuqie bërthamore që ka një luftë në një vend tjetër? A ka një mënyrë konvencionale për të mposhtur një vend të tillë? Kush e paguan çmimin? Evropa. Amerika paguan më pak”, tha Milanoviç.

Milanoviç ka bërë një deklaratë të pazakontë. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare.

“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë Milanoviç.

Bota Evropa tanke Ukrainë.