Anti-Mafia31 Tetor 2022, 10:05

Cunami i Bablokut në Dibër: “Çamët” zëvendësohen me “socialdemokratët” e Tom Doshit

Shkruar nga Pamfleti
Cunami i Bablokut në Dibër: “Çamët”

Cunami i Bablokut në Dibër: “Çamët” zëvendësohen me “socialdemokratët” e Tom Doshit

Edi Rama doli me një video nga qyteti verilindor, ku pati 2 ditë takime dhe paralajmëroi jo “tërmetin” e Damianit, por një “cunam” në Dibër.

Normalisht, për një kryeministër, përdorimi i një “ironie” që ka dalë nga përgjimet e dosjes 184 të prokurorisë, përveç skandaloze, është edhe e dënueshme.

Por, duke pasur parasysh se tashmë është kthyer në një autokrat tipik, kryeministri nuk ka frikë për t’u treguar “garip” para shqiptarëve, ku përsërit të tilla zararesh, që nga “njerëzit e interesuar” kuptohen si një mesazh qartësisht i koduar.

E të “interesuarit” në këtë rast, nuk janë tjetër veçse të fortit, të cilët janë realisht partia e Edi Ramës.

Partia Socialiste, nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm organizativ për të mbledhur votat e njerëzve që votojnë për inerci kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndërsa “partia e Edi Ramës” përfiton të mirat e pushtetit, merr postet më të mira në pushtetin vendor e qendror, si dhe tenderat që burojnë prej tij. Punësimet për socialistët janë me pikatore, pasi të gjitha i merr grupi që i siguron Edi Ramës diferencën për të qeverisur i qetë. A nuk po ndodh kështu me Tom Doshin e tre deputetët e tij, që i japin Ramës atë sigurinë e së paturit mazhorancë

Dhe kështu këtë kontigjent Edi Rama pritet ta çojë në Peshkopi, siç bëri me “çamët” dibranë në zgjedhjet e 2016-s dhe 2017-s, të cilët nuk ishin gjë tjetër vçse struktura kriminale që blenë zgjedhje me para dhe me kërcënime.

Në Dibër që tani kanë nisur të flasin për “socialdemokratët” që do të zëvendësojnë çamët, e për Tom Doshin me shokun e tij që i ka vënë nofkën Bablokut, i cili nuk ka aspak ndroje për tu thënë të gjithëve se e ka mik të mirë.

Takimet në popull Rama i bën thjesht për cirk e për atmosferë, pasi premtimin për votat e ka marrë nga “socialdemokratët” e invertuar, të cilët e rrisin dozën në bazë të ofertës që Babloku u jep, e që është gjithmonë e më e lartë…/Pamfleti 

Anti-Mafia # “socialdemokratët” e Tom Doshit #Cunami i Bablokut në Dibër camet