Sport 1 Gusht 2018, 12:02

Cungu ka taktikën e tij kundër Karabagut: Një “autobus” me 11 vetë brenda parkuar para portës

Shkruar nga Pamfleti
Cungu ka taktikën e tij kundër Karabagut: Një

Cungu ka taktikën e tij kundër Karabagut: Një "autobus" me 11 vetë brenda parkuar para portës

Sot në mbrëmje Kuksi do të përballet me Karabagun në duelin e dytë të turit të dytë të UEFA Champions League, ku synimi është kualifikimi. Ndeshja e parë e luajtur në Shkodër është mbyllur në barazim 0-0, por verilindorët ende shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv qoftë minimal që të shkojnë në raundin e tretë.

Por përballë Karabagut është e vështirë, sepse azerët kanë një skuadër cilësore që di të luajë mirë në lojën në krahë dhe ka lojtarë të fortë e cilësorë që bëjnë diferencë. Kukësi e di këtë dhe ka menduar vetëm të fuqizojë prapavijën.

Madje trajneri Armand Cungu e ka bërë të qartë se Kukësi i tij është përgatitur që sot të luajë edhe penalltitë. Është fare e qartë tashmë se Kukësi në duelin e sotëm përballë Karabagut do të jetë një autobus me 11 vetë brenda i parkuar para portës. Asgjë më shumë. Sepse cilësia e kundërshtarit dhe forca e tij nuk të japing shans për rezultat nëse praktikohet loja e hapur. /Pamfleti Sport

Sport