Aktualitet28 Prill 2019, 16:32

“Daja” kyç gojën para hetuesve, asnjë fjalë për grabitjen në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

“Daja” kyç gojën para hetuesve, asnjë fjalë për grabitjen në Rinas

Personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen në Rinas ka kyçur gojën duke mos treguar asgje para hetueve për të zbadhur ngjarjen. 50 vjeçari i njohur ndryshe edhe si “Daja” grupit hetimor nuk ka dhënë asnjë sqarim përpara grupit hetimor, pasi është pyetur disa herë para. Hajdini u arrestua të premten pasi emri i tij u zbulua gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit.nuk ka dhën asnjë sqarim përpara grupit hetimor, pasi është pyetur disa herë para

Ragip Hajdini, i arrestuari i 6 për grabitjen në aeroportin e Rinasit, i njohur dhe me pseudonimin “daja nga Kosova” nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor.

50-vjeçari nga Peja e Kosovës është pyetur nga hetuesit por nuk ka dhënë sqarime lidhur me rolin e tij në grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Hajdini, pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të hënën për tu njohur me masën e sigurisë, ku nga hetuesit ka dyshime ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Hajdini u vu në pranga nga Policia e Shtetit pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili deklaroi para hetuesve se ishte një shqiptar i Kosovës që shoqërohej me Admir Muratajn.

Policia shqiptare lidhur me këtë rast ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal.

Ragip Hajdini nga Peja është i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramëve ar nga dhoma e dëshmive në policinë e Pejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, por dhe për grabitjen e një argjendarie në Dibër të Madhe në korrik të 2014-ës.

Të arrestuarit e megagrabiotjes së Rinasit deri tani janë Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

codramol
smile

Aktualitet grabitja ne rinas Hajdini personi i gjashte i arrestuar