alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dajë e nip, Rrok Gjoka e Ndue Kola, garojnë si rivalë në një tender rruge dhe përlajnë 21 milionë Euro

02/05/2022, 11:10
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Dajë e nip, Rrok Gjoka e Ndue Kola, garojnë si rivalë në një tender rruge dhe përlajnë 21 milionë Euro

Dajë e nip, Rrok Gjoka e Ndue Kola, garojnë si rivalë në një tender rruge dhe përlajnë 21 milionë Euro

Tenderët klientelistë  të listës së Bablokut, i çojnë fondet publike vetëm të oligarkët, sponsor të pushtetit e familjes kryeministrore

Ditën e enjte, kur kryeministri Edi Rama po përpiqej të justifikonte  koncesionin e Butrintit, duke deklaruar se qeveria po lufton korrupsionin, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, firmosi një tender korruptiv të miratuar nga vetë Kryeministri.


-Lexo edhe:

Drejtori i FBI-së flet për skandalin “McGonigal”: Ai nuk përfaqëson vlerat tona

Korruptuan dëshmitarët në Hagë, SHBA shpall “non grata” dy ish-deputetët radikalë serbë

Bëhet fjalë, për Lotin e Dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me fond limit 2 miliardë e 165 milionë lekë të reja pa TVSH, ose me vlerë 21 milionë Euro me TVSH, firmosur si procedurë e mbyllur më 28 prill, në favor të firmës “A.N.K Sh.p.k”.

Sipas letrave të  njoftimit të fituesit, tenderi duket brenda ligjit për prokurimin publik dhe si procedurë e hapur, mirëpo sipas dosjes  rezulton të jetë pazar i mbyllur familjar.

Fiktivitetin e tregon fakti, që në garën për këtë tender, kanë marrë pjesë dajë e nip si gjoja rivalë, me dy firma ndërtimi që janë i njëjti grup biznesesh; konkretisht oligarku Rrok Gjoka, mik i kryeministrit Edi Rama dhe Ndue Kola, ish-deputet i PS e sponsor i fushatave të kasaj partie.

Daja Rrok, ka marrë pjesë me firmën “Gjoka Kostruksion Sh.p.k” që ka “Rrugën e Arbërit dhe Rrugën “Kardhiq- Delvinë”; ndërsa nipi Ndue Kola, me firmën “A.N.K Sh.p.k”, të cilit Edi Rama i dha koncesionin e rrugës Milot-Balldren me vlerë 280  milionë Euro për 17 kilometër.

Sa për efekt numri në garë, në tender është futur dhe oligarku Bashkim Ulaj me dy firmat e tij “Gener 2 Sh.p.k” e “4-AM Sh.p.k”, i cili ka paraqitur oferta financiare, por dokumente të mangëta.

Të njëjtin marifet ka bërë dhe oligarku Rrok Gjoka, i cili ka paraqitur ofertë, por nuk ka paraqitur dokumente të sakta tatimore për numrin e punonjëse, të sigurimeve shoqërore, shëndetësore  etj.

Fituese u shpall firma “A.N.K. Shpk” e Ndue Kolës, me vlerë 21 milion Euro, ose sa 99.99% e fondit limit, Nuk ka pasur ankesa nga oligarkët Rrok Gjoka e Bashkim Ulaj, mbasi siç e thamë, njeri e ka nip Ndue Kolën, ndërsa tjetri e ka garues fiktiv e kontraktor punësh në tenderë të tjerë.

Pa dyshim, që Drejtori i Rrugëve, Evis Berberi, ia ka dhënë me urdhër të Bablokut e Ballukut, ndaj e ka lejuar marifetin e garës fiktive brenda familjes; siç iu dha dhe tenderi i Lotit të Parë të kësaj rruge në muajin shtator 2020, me vlerë 23 milionë Euro./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI


smile
Lajmi Tjeter
Pushtimi rus, OKB: Mbi 5.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Pushtimi rus, OKB: Mbi 5.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Lufta në Ukrainë/ Komandanti ukrainas: 200 persona të bllokuar në fabrikën e çelikut në Avozstal, mes tyre 20 fëmijë

Lufta në Ukrainë/ Komandanti ukrainas: 200 persona të bllokuar në fabrikën e çelikut në Avozstal, mes tyre 20 fëmijë

Lajmi i Dites

Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim!

Rroftë Cari! Kapi “mbretin” e FBI-së, Charles McGonigal, por nuk e nguci “mbretëreshën” Yuri Kim!

27/01/2023, 11:30

Lajmet e fundit

Moderatori i njohur: Luizi e "ha" Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

28/01/2023, 8:10
Dëshmia e profesorit nga Korça: Më arrestuan për ‘Kartën e të Drejtave të Njeriut’ që kisha në shtëpi, se më spiunoj burri kushërirës

Dëshmia e profesorit nga Korça: Më arrestuan për ‘Kartën e të Drejtave të Njeriut’ që kisha në shtëpi, se më spiunoj burri kushërirës

28/01/2023, 8:08

Rusia ofensivë të re në Ukrainë, “Bloomberg”: Putin po bën gati trupat për periudhën shkurt-mars!

28/01/2023, 7:58
Dhurata Çupi

Dhurata Çupi: Partisë Demokratike i duhet një lider i ri

28/01/2023, 7:45
SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023, 7:38
Flamur Noka

Dosja Rama-McGonigal, Flamur Noka: SPAK-u është bërë kaps i qeverisë

28/01/2023, 7:34

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In