Politike25 Tetor 2018, 21:25

Shkruar nga Pamfleti

Dako humb kontrollin, shpërthen me britma në studio ndaj ish-deputetit të PD: Edhe ti i ke takuar gjithë grupet, kur ishe vëzhgues i Sokol Olldashit

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka humbur kontrollin në studio, pasi nuk ka mundur të kontrollojë dot nervat.

Pas publikimit të përgjimeve, ku ai bisedonte me një anëtar të bandës së Shijakut për blerje votash, Dako është shfaqur i acaruar në emisionin ‘Opinion’, ku ka debatuar ashpër dhe me zë të lartë me ish-deputetin e PD, Mark Marku.

Dako i ka thënë këtij të fundit se është takuar edhe ai me bandat kriminale, duke ju drejtuar ashpër se gjithë demokratët duhet të ishin në burg.

Dako: Të gjithë ju duhet të jeni në burgje. Ky është takuar me të gjithë grupet, ka qenë më 2005 në Shijak, si përfaqësues i PD.

Marku: Kam qenë vëzhgues?

Dako: Po, por i kujt ke qenë, i OSBE? Jo more, ke qenë vëzhgues i Sokol Olldashit.

Politike bandat kriminale mark marku Pergjimet Vangjush Dako