Aktualitet25 Tetor 2018, 22:37

Dako i thotë burgut “hapu”, duhet prangosur urgjent: Kam folur me ‘Niçen’ e Avdylajve. Ne shtrojmë dreka e da

Shkruar nga Pamfleti
Dako i thotë burgut “hapu”, duhet prangosur urgjent: Kam folur

Dako i thotë burgut “hapu”, duhet prangosur urgjent: Kam folur me 'Niçen' e Avdylajve. Ne shtrojmë dreka e darka për fitore, kjo është politika mo vlla

Kryebashkiaku i Durrësit s’ka as turp, as cipë dhe as moral politik teksa pranon pa u skuqur fare se është takuar me të gjithë kriminelët e mundshëm për të marrë vota dhe se kjo është politika. Ai sfidon drejtësinë, duke treguar se ka mbrojtje nga Rama. Organet ligjzbatuese duhej ta kishin arrestuar në mes të emisionit në kushtet e flagrancës, duke sekuestruar kasetat

Vangjush Dako nuk ka as turp, as cipë dhe as moral politik teksa pranon pa u skuqur fare se është takuar me të gjithë kriminelët e mundshëm për të marrë vota dhe se kjo është politika.

Madje sfidon opozitën, PS-në vetë dhe organet ligjzbatuese shqiptare teksa thotë se flet me të gjithë pa dallim nëse janë kriminelë apo njerëz të thjeshtë dhe se për votën mund të bëjë gjithçka.

Duke i thënë në këtë mënyrë vetë burgut “hapu” dhe ku në një vend normal dhe me drejtësi normale, organet ligjzbatuese duhej t’i kishin vënë prangat Vangjush Dakos mu në mes të emisionit televiziv. Dhe në funksion të arrestit të Gjushit, duke sekuestruar dhe tërë kasetat regjistruese të emisionit, pasi prova është gati dhe nuk kanë pse të rreken më me përgjime ambientale apo rastësore.

Ai duhet të shkojnë në burg tek miqtë e tij me të cilët u ka kërkuar votën dhe ka festuar bashkë me ta fitoren e tij si kryetar bashkie në emër të PS.

Kreu i Bashkisë së Durrësit e pranon vetë publikisht se ka folur në telefon me Altin Avdylaj, i njohur me pseudonimin “Niçja”, arrestuar ditët e fundit si pjesë e një grupi kriminal.

Dako tha se e ka bërë këtë gjë për ta falenderuar për votat, pas fitores në zgjedhje. Në emisionin “Opinion” kryebashkiaku i Durrësit u shpreh se është traditë për të, që të shtrojë dreka e darka pas çdo fitore në zgjedhje, për të falenderuar ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Dako tregoi se i njeh personat në fjalë, duke thënë se “Astriti është vëllai i Niçes”.

“Eshtë njëri nga të grupit që janë kapur me të cilin kam folur në çdo fushatë. Marr unë takim elektoral, e marr tjetrin e falenderoj për çdo takim. Ne shtrojmë dreka, darka për çdo fitore, marrim njerëz në telefon. Kjo është politika mo vëlla, ai bën një luftë për mua fiton vota, jep një kontribut dhe ti nuk mund t’i bësh një telefon?”, deklaroi Dako para të gjithë shqiptarëve.

Ai është shprehur në mënyrë sfifuese ndoshta si për të thënë se askush nuk ka çfarë i bën sepse ka mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama, ka mbrojtjen e PS, si dhe shton vetë “dhe mbështetjen e qytetarëve të Durrësit”./Pamfleti

Kryesore avdylajt banda e shijakut bandat kriminale Pergjimet Vangjush Dako