Aktualitet26 Prill 2019, 09:29

Dalin emrat, kush janë kriminelët që tronditën Shkodrën, vranë në pragun e shtëpisë dy vëllezërit Bilali

Shkruar nga Pamfleti
Dalin emrat, kush janë kriminelët që tronditën

Dalin emrat, kush janë kriminelët që tronditën Shkodrën, vranë në pragun e shtëpisë dy vëllezërit Bilali

Janë zbuluar emrat e dy autorëve të vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, që tronditi Shkodrën në fund të muajit mars të këtij viti.

Pasi policia raportoi se ka zbardhur krimin tragjik, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Arsen Stojku dhe Myslym Rama.

Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Myslym Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Aktualitet vellezerit bilali vrasja ne shkoder